Representatives of Government Institutions and CSOs discuss steps towards Kosovo’s membership in OGP


Share


Me qëllim të koordinimit për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovë në Open Government Partnership - OGP, është mbajtur sesioni informues me përfaqësues nga shoqëria civile.

Udhëheqësi i Komitetit Nacional Koordinues për Hartimin e Planit Nacional të Veprimit në kuadër të OGP-së, z. Fidan Kalaja, paraqiti prespektivën e qeverisë së Kosovës rreth procesit të hartimit të Kosovës në OGP, duke përmendur disa nga sfidat dhe vështirësit të cilat janë evidentuar gjatë rrugëtimit të Kosovës për anëtarësim në OGP. Gjithashtu z. Kalaja përmendi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile duke u fokusuar në veprimet dhe vendimet të cilat janë paraparë të merrën gjatë këtij procesi.

Drejtoresha e CIVIKOS znj. Donika Emini, gjatë prezantimit të saj, shpjegoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të akterëve të përfshirë në procesin e OGP-së dhe rolin e shoqërisë civile në qeverisjen e hapur dhe llogaridhënëse.

Gjatë këtij diskutimi si panelist, z. Denion Galimuna, Koordinator i programeve të KFOS-it, përmendi historikun e bashkëpunimit të KFOS-it me përfaqësues qeveritar, duke u fokusuar tek Open Data dhe rëndësia e transparencës në qeveritë e hapura. Gjithashtu, z. Galimuna përmendi sfidat kryesore nga e kaluara dhe hapat të cilat duhet të ndiqen në të ardhmen që të mënjanohen vështirësitë dhe të ketë rezultate më të mira në procesimin dhe publikimin e të dhënave.

Ndërkaq përfaqësuesi i BIRN, z. Kreshnik Gashi, shpjegoi rëndësinë e mediave në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies duke theksuar se dokumentat publike duhet të jenë të qasshme dhe në shërbim të qytetarëve. Duke ofruar disa shembuj nga e kaluara z. Gashi shpjegoi vështërsitë kryesore të medias në bashkëpunim me institucionet apo organet qeveritare duke u fokusuar tek hapat e ardhshëm në shërbim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Në fund, znj. Paulina Behluli, Koordinatore e Projekteve nga Open Data Kosova, sqaroi objektivat e iniciativës së ODK-së duke përfshirë rezultatet e arritura dhe projektet për të ardhmen.